Bashar al Assad jo vetem nuk ka ndermend te diskutoje largimin nga posti, por perkundrazi, duket i pergatitur te vazhdoje shtypjen e pergjakshme ndaj popullit te tij.
“Duhet patjeter kohe per t`i dhene fund te gjithe kesaj. Megjithate, mund ta permbledh situaten me nje fjali te vetme: po bejme perparime. Gjendja ne terren tani eshte me mire, ama nuk ka ende nje perfundim. Per kete duhet kohe”, tha Assad.
Assad e hodhi gjithashtu poshte si “jorealiste” idene e krijimit te korridoreve te sigurta humanitare brenda sirise, duke iu pergjigjur keshtu nje propozimi te ministrit te Jashtem turk Ahmet Davutoglu per strehimin e refugjateve e shperndarjen e ndihmave.
“Do bejme hapa mbrapa per shkak te injorances se disa zyrtareve turq apo do te perqendrohemi tek marredhenia jone me popullin e turqise, sidomos me ata njerez qe qendruan perkrah nesh gjate krizes dhe nuk u lekunden nga mediat e materialet e propagandes? Si thoni ju?, tha Assad./kohaislame