5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Aspirina, ndikimi në sëmundjet e zemrës

Më të lexuarat

 

Aspirina është një barnë, e cila përdoret jo vetëm për të lehtësuar dhimbjen, por gjen përdorim të gjerë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Shumë studime kanë treguar se aspirina sjell përfitime në grupet e mëposhtme: në të gjithë personat që kanë kaluar një atak në zemër apo një sëmundje të enëve periferike të gjymtyrëve si dhe në episodet e dhimbjes së kraharorit; meshkujt dhe femrat që nuk kanë patur simptoma, por që kanë një risk të lartë për një atak kardiak (si psh. si pasojë e diabetit) Gjithshsesi, të mirat e aspirinës duhen vlerësuar në raport më efektet e saj të mundshme negative. Njerëzit me një risk të lartë për atak kardiak kanë potenciale më të larta përfitimi

Është shumë e rëndësishme të diskutohet risku i përgjithshëm i sëmundjeve kardiovaskulare me një mjek specialist për të parcaktuar nëse përdorimi i aspirinës mund të sjellë përfitime.

 

A mund të konsumojmë më shumë se një aspirinë në ditë?
Nuk është një zgjedhje e lehtë. Terapia ditore me aspirinë mund të ul rrezikun për një atak kardiak apo goditje në tru, por kjo terapi nuk është për të gjithë. Ju duhet ta konsideroni terapinë ditore me aspirinë vetëm nëse keni një risk të lart për këto sëmundje dhe jeni konsultuar me mjekun specialist.
KUJDES! Përdorimi ditor i aspirinës mund të ketë efekte anësore sikurse janë gjakrrjedhjet e brendshme.

 

Si ndikon aspirina në parandalimin e episodeve të atakut kardiak dhe goditjes në tru?
Aspirina ndalon mpiksjen e gjakut. Kur kemi gjakrrjedhje, qelizat që realizojnë mpiksjen e gjakut, trombocitet, grumbullohen në vendin ku ndodhet plaga. Këto qeliza ndihmojnë në formimin e një ‘’tape’’ në brendësi të enës së gjakut duke bllokuar rrjedhjen e mëtejshme të tij.
Kjo ngjarje mund të ndodhë edhe në enët që furnizojnë me gjak zemrën tuaj. Këto të fundit, duke qënë të dëmtuara nga grumbullimi i depozitave yndyrore në muret e enës, bëhen nismëtare të formimit të grumbullimeve në formën e ‘’tapeve’’ me gjak të mpiksur. Ena bllokohet tërësisht duke penguar rrjedhjen e gjakut në zemër apo në tru.
Terapia me aspirinë parandalon formimin e këtyre tapave me gjak të mpiksur duke ulur mundësitë e zhvillimit të infarkteve në zemër apo goditjeve në tru.

 

A ndryshon terapia me aspirinë në varësi të gjinisë?
Aspirina mund të ketë efekte të ndryshme në varësi të gjinisë dhe grupmoshave.
Nëse keni pësuar një atak në zemër apo një goditje në tru, me shumë mundësi mjeku juaj do t’ju rekomandojë të merrni edhe aspirinën si një medikament parandalues të këtyre episodeve.
Edhe nëse ju keni faktorë të lartë risku, por nuk keni pësuar asnjëherë një atak apo goditje në tru, ju gjithashtu mund të përfitoni nga marrja ditore e aspirinës.
Konsultohuni me mjekun specialist.
Terapia ditore me aspirinë duhet të ndërpritet nëse ju keni një tjetër gjendje shëndetësore e cila ju bën të prirur për gjakrrjedhje apo komplikacione të tjera.

 

Këto gjëndje përfshijnë:
Sëmundje që lidhen me mpiksjen e gjakut
Astma
Ulçer stomaku
Pamjaftueshmëri të zemrës
Për dibetikët rekomandohet një dozë e ulët aspirine në varësi të faktorëve të rrezikut si psh pirja e duhanit, historia familjare e episodeve të atakut të zemrës apo goditjes në tru, nivele të larta të yndyrnave në gjak.

 

Çfarë ndodhë nëse ju ndërprisni marrjen e aspirinës?
Është e çuditshme por e vërtetë: ndërprerja e terapisë ditore me aspirinë rrit rrezikun për një atak kardiak apo goditje në tru të mundshme. Nëse jeni duke ndjekur një terapi ditore me aspirinë dhe kërkoni ta ndërprisni atë, konsultohuni më parë me mjekun tuaj para marrjes së këtij vendimi.

 

Cilat janë efektet anësore të terapisë ditore me aspirinë?
Efektet anësore të kësaj terapie janë:
Hemoragjia cerebrale
Hemorragjia në aparatintretës
Reaksione alergjke
Humbje të dëgjimit dhe zhurma në vesh
Shkrimi u botua ne te suplementin ALMEDICUS.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit