4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aspekti shkencor i sexhdes

Më të lexuarat

Trupat tonë pranojnë sasi të mëdha të valëve elektromagnetike për çdo ditë.

Këto valë ne i fitojmë nëpërmjet rrezatimit të aparateve të ndryshme elektrike të cilat i shfrytëzojmë për çdo ditë: TV, sendet me dirigjim nga larg, telefonat mobil, kompjuterët etj. Poashtu edhe nëpërmjet ndriçuesve elektrikë të cilat në disa raste nuk ç’kyçen as një orë të plotë!

Ne jemi medium i cili pranon sasi të mëdha të rrezatimit. Me fjalë tjera, ne stërmbushemi me valë elektromagnetike duke mos e hetuar këtë!

Kemi kokëdhimbje! Ndjehemi keq! Përtacia në punë dhe dhimbja në pjesë të ndryshme të trupit! Mos harroni këtë kur të ndjeni ndonjërin nga këto simptome!

Çka është zgjidhja për këtë?

Një shkencëtar jomusliman (nga Evropa) ka bërë studim prej të cilit ka konstatuar se mënyra më e mirë që trupi ynë të eliminojë këtë mbushje elektromagnetike të cilat e mundojnë trupin tonë është : lëshimi sa më i shpeshtë i ballit në tokë, ashtu që toka i absorbon mbushjet e dëmshme elektromagnetike.
Kjo i ngjason tokëzimit të ndërtesave, ku secili sinjal elektrik (sikur vetëtima) absorbohet nëpërmjet tokës. Prandaj le të lëshojmë ballin tonë në tokë për t’i eliminuar këto sinjale të dëmshme elektromagnetike.

Ajo që këtë hulumtim e bën edhe më shumë të çuditshëm është se metoda më e mirë është lëshimi i kokës sonë mbi dhe. Dhe aq më tepër çuditëse është se mënyra më e mirë e lëshimit të kokës mbi tokë është kur jemi të kthyer kah mesi gjeografik i Tokës! Në këtë mënyrë zbrazja e sinjaleve elektromagnetike do të jetë më efikase.

Ajo që na admiron është se qendra gjeografike e Tokës është Mekka, dhe se Qabja është saktësish qendra e Tokës.

Domethënë sexhdeja (lëshimi i kokës mbi tokë) në namazet tona është mënyra më e mirë që t’i largojmë sinjalet e dëmshme elektromagnetike nga trupat tanë.

Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë të jemi sa më afër Allahut të Madhërishëm, I Cili e krijoi këtë univers në formën më të bukur. Allahu i Plotfuqishëm do të kërkon gjithmonë nga ne të punojmë gjëra të cilat na ndihmojnë dhe që janë të dobishme për ne. Ekzistojnë situata ku ne nuk e dimë arsyen e disa rregullave fetare, por herët a vonë ne e gjejmë arsyen. Prandaj, ne duhet ta besojmë Allahun e Plotfuqishëm dhe duhet të dimë se çfarëdo që bëjmë për Atë, ajo është e mirë për ne.

Në fund, ne nuk bëjmë sexhde që ta largojmë këtë energji elektromagnetike, por që të jemi të dëgjueshëm ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Ne besojmë se në urdhëresat e Tij gjithmonë gjendet urtësia. Mirëpo pasi që ekziston edhe argumenti shkencorë, me rëndësi është që t’u tregohet njerëzve, se gjithçka që bëjnë muslimanët – është e mirë për ta.

(islamgjakova.net)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit