4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

‘Asnjë historian shqiptar nuk po merr pjesë për librat shkollorë të Maqedonisë’

Më të lexuarat

Një komision i përbërë nga historianë të Republikës së Maqedonisë ka filluar të punojnë së bashku me koleget e tyre nga Republika e Bullgarisë për largimin e pikave kontestuese nga librat shkollorë të histories.

Edhe pse ishte parashikuar që anëtarë të këtij komisioni të ishin edhe disa historianë shqiptarë, në këtë komision deri më tani nuk është futur asnjë prej tyre.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSH), Dr. Skënder Asani, në një prononcim për Zhurnal thotë se shqiptarët duhet të marrin pjesë në të gjitha proceset politike e kulturore në Maqedoni duke përfshirë edhe këtë komision ndërshtetëror midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për largimin e teksteve kontestuese nga librat shkollorë të historisë.

“Gjithkund, në të gjitha proceset për zgjidhjen e kontestit të emrit, përmirësimin e marrdhënieve ndërfqinjësore dhe në të gjitha proceset tjera të cilat po zhvillohen për të mënjanuar të gjitha problemet historike nga shekulli i 19-të, edhe shqiptarët duhet të marrin pjesë aktive në proces”, tha për Zhurnal, dr.Skënder Asani, drejtor i ITSH-së.

Ai tha se çdo tentativë për të anashkaluar elitën intelektuale shqiptare në këto procese vetëm se e përkeqëson gjendjen dhe e futë Maqedoninë në një krizë edhe më të thellë.

“Shqiptarët në të gjitha proceset e fqnjësisë së mirë duhet të jenë pjesë e tavolinës, si me Bullgarinë, Serbinë, Greqinë, Kosovën por edhe me Shqipërinë”, theksoi Asani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit