Kisha ortodokse serbe “Sveti Nikolla”, e cila është ndërtuar brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës para lufte, nuk ka aplikuar për legalizim, shkruan sot “:Koha Ditore”.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar në Komunën e Prishtinës. Sipas zëdhënëses Miranda Mullafazliu- Bejta të gjitha objektet pa leje që nuk janë regjistruar si të tilla nuk mund të trajtohen dhe hyjnë në listën e rrënimeve. Por, ajo nuk ka saktësuar nëse një fat i tillë e pret edhe objektin e kishës.
“Deri më tani nuk ka aplikim për regjistrim të këtij objekti. Ato ndërtime që nuk janë regjistruar nuk do të mund të kualifikohen për aplikim, çka do të thotë se sipas ligjit nuk mund të trajtohen”, ka bërë të ditur Mullafazliu Bejta. Ligji për trajtimin e objekteve pa leje përcakton që të gjitha objektet që nuk janë të regjistruara në Regjistrin Shtetëror të Ndërtimeve pa Leje do t’i nënshtrohen rrënimit.kohaislame