Një grua indiane kishte dy enë të mëdha të cilat i varte në dy anët e një shkopi druri që e mbante mbi shpatulla.
Njëra nga enët ishte në gjendje të mirë dhe gjithmonë përgjatë rrugës, nga burimi deri në shtëpi, rrinte e mbushur me ujë, ndërsa ena tjetër ishte e krisur prandaj me të mbërritur në shtëpi gjithmonë arrinte gjysmë e boshatisur.
Dy vite me radhë vazhdoi e njëjta histori me gruan e cila në shtëpi çonte një enë e gjysmë me ujë.
Ena e mirë ishte shumë krenare për veten e saj, por në anën tjetër ena e krisur turpërohej nga defekti i saj dhe rrinte gjithmonë e mërzitur, sepse e bënte vetëm gjysmën e punës për çka ishte krijuar.
Pas dy vitesh, gjatë rrugës, e dëshpëruar nga ‘dështimi’ i saj, ena e krisur i thotë gruas: “Më vjen turp nga vetja, sepse nga kjo e krisur që kam anash derdhet i gjithë uji rrugës, dhe kur kthehemi në shtëpi në mua mbetet vetëm pakë ujë”.
Gruaja buzëqeshi dhe i tha: “A e ke vërejtur që nga ana jote e rrugës kur ecim ka lule, ndërsa nga ana e enës tjetër jo? Kjo sepse unë gjithmonë e kam ditur defektin tënd prandaj nga ana jote kam mbjellë fara lulesh dhe kështu çdo ditë që ktheheshim t’i i ujisje ato. Për dy vite me radhë, me ato lule e kam zbukuruar dhe e kam aromatisur shtëpinë. Nëse ti nuk do të ishe kështu siç je, unë nuk do t’i kisha pasur gjithë këto bukuri për ta hijeshuar shtëpinë.
Thelbi i këtij tregimi
Askush prej nesh nuk është i përsosur. Përkundër defekteve që i kemi ne prapë se prapë mund të jemi të dobishëm, dhe kjo na bën të jemi të rëndësishëm dhe interesant./islamgjakova/