3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Askush nuk tregon sa hektarë tokë i janë uzurpuar QKUK-së

Më të lexuarat

Pronat e QKUK-së janë uzurpuar nga bizneset dhe shtëpitë private, por askush nuk jep informata të sakta se sa hektar tokë i janë marrë këtij institucioni shëndetësor në kryeqytet.
Të dy institucionet përgjegjëse Qendra e Klinikave Universitare të Kosovës (QKUK) dhe Komuna e Prishtinës nuk kanë pranuar të flasin para kamere në lidhje me këtë çështje.
 
Përmes postës elektronike zyrtarë të QKUK thonë se kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të definohet prona e tyre.
 
Ndërsa ata të komunës thonë se ende nuk janë bërë matjet gjeodezike, mirëpo sipas certifikatës së pronësisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka afër 40 hektarë.
 
Mirëpo, përfaqësues të sindikatës së QKUK-së thonë se rreth dhjetë hektarë tokë janë uzurpuar.
 
“ Unë mendoj se diku mes 6 dhe 10 hektarë tokë janë të uzurpuar, duke filluar nga parkingu që e ka ndërtua komuna dhe qendra tregtare e cila parashihet që të hapet, pastaj për rreth spitalit ku funksionojnë shumë shtëpi dhe biznese private. Paraja publike dhe QKUK – ja po dëmtohet shumë sepse më lirë do të kishte kushtuar që t’i paguaj vet punëtorët për parking dhe roje se sa të bëjë këtë gjë përmes punëmarrësve”, tha Kryetar i Sindikatës së QKUK –së, Xhemail Selmani, për RTK.
 
Sidoqoftë, sindikalistët thonë se uzurpimet e pronës publike të QKUK-së filluan menjëherë pas luftës dhe po vazhdojnë të zgjerohen çdo ditë e më shumë. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit