-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Askush në PDK s’i përgjigjet akuzave të Lushtakut se në burg e çoi partia e tij

Më të lexuarat

PDK-ja mbetet e heshtur në raport me akuzat që i bëri Sami Lushtaku për bashkëpartiakët e tij, raporton KTV.
 
Nga burgu, Lushtaku, nëpërmes një letre ka shprehur haptas dyshime se dikush nga njerëzit e PDK-së ka ndikuar në procesin gjyqësor për krime lufte, në të cilin u dënua me 12 vjet Lushtaku ka thënë se kontribut të madh kundër tij kanë dhënë edhe bashkëpartiakët, si ministrat dhe zëvendësministrat e PDK-së.
 
Kryetari i Skenderajt madje ka akuzuar pjesëtarë të qeverisë për lobim intensiv në ambasada dhe në EULEX.
 
Kjo, sipas Lushtakut, e ka çuar te dënimi për krime lufte. Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, e ka pranuar se ka lexuar letrën e Sami Lushtakut, por ka thënë se nuk mund të thotë asgjë për këtë rast.
 
Musmurati ka thënë se edhe vetë ka qenë zëvendësministër, porse nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Lushtakut. Ai ka rekomanduar që të kontaktohen nënkryetarët e partisë.
 
Xhavit Haliti që gjendet në Romë të Italisë, përmes SMS-it ka thënë se nuk ka njohuri për letrën e Sami Lushtakut. Ndërkohë, Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj nuk janë përgjigjur fare. Blerand Stavileci dhe Ganimete Musliu, e cila njihet si përkrahëse e flakët e Sami Lushtakut, nuk kanë qenë të qasshëm për KTV-në.
 
Prej nisjes së procesit gjyqësor ndaj grupit të “Drenicës”, zyrtarë të PDK-së kanë shprehur përkrahje për bashkëpartiakët e tyre.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit