-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

ASH: Gjykata e Kumanovës për herë të tretë vrau Almirin e vogël

Më të lexuarat

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me gjykimin skandaloz të Gjykatës Themelore të Kumanovës për rastin e vrasjes së Almirit.

“Gjykata Themelore e Kumanovës edhe kësaj radhe dëshmoj se vepron jashtë ligjeve te Maqedonise së Veriut, të cilat ligje qartë rregullojnë autorizimet e Gjykatave dhe Gjykatësve. Sot jemi dëshmitar se edhe kësaj radhe vendosi drejtësi të njëanshme, për herë të tretë e vrau Almirin e vogël duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliqit por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël. Me shpalljen e aktëgjykimit u pa qartë se kishte të bënte me një denim jo i bazuar në fakte dhe dëshmi të cilat dëshmi saktë e caktojnë kush ishte vrasësi dhe kush ishte i dëmtuari. Me aktëgjykimin e sotëm Gjykata themelore e Kumanovës nuk i pranoj provat te cilat edhe opinioni i gjerë e dinë mirë se familja e Almirit ishte e dëmtuar, por përkundrazi ata u dënuan.”, thekson ASH.

Nga kjo parti thonë më tej se shqetësimet që janë ngritur në vazhdimësi si nga rikualifikimi i lëndës e deri në këtë gjykim skandaloz dëshmon se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur, selektive, joprofesionale dhe me këtë imponohet reforma radikale të gjyqësorit e cila për fat të keq edhe sot e kësaj dite aktëgjykimet i bazon në baza tëpërkatësisë etnike dhe më të fortit.(INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit