-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Asadi porosit Olandin: Mos e nxitni kaosin

Më të lexuarat

Diktatori sirian, Bashar al Asad porositi presidentin e sapozgjedhur francez Fransoa Oland, që mos ta nxit kaosin në Lindjen e Afërt, sepse një gjë e tillë mund të jetë e rrezikshme edhe për vendet evropiane, duke vlerësuar se Damasku ka marrëdhënie të shkëlqyera me shumicën e botës “, me përjashtim të Perëndimit “.

-Çfarëdo që të ndodhë në Lindjen e Afërt, kaosi që po ndodh dhe terrorizmi, e gjitha kjo është keq pr Evropën. Evropa nuk është larg rajonit tonë. Ne jemi kufiri jugor, fqinjë jugor të Evropës, tha Asadi në një intervistë për televizionin rus 24.

Asadi shpreson se presidenti i ri i Francës “do të marrë parasysh interesat e Francës” dhe se nuk duhet të nxisë sanksione kundër Sirisë.

– Ai nuk duhet të nxisë kaos të mëtejshëm në Lindjen e Afërt dhe në të gjithë botën arabe. Sanksionet prekin njerëzit e zakonshëm, e jo qeverinë dhe sigurisht ndikojnë në krizën ekonominë siriane, tha Assad.|albtime|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit