4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Asadi po i frikohet ndonjë atentati, truprojet e tij tanimë janë iranian

Më të lexuarat

Burime informacioni perëndimore dhe arabe, kanë bërë me dije se presidenti sirian, Beshar Esed, i ka ndërruar disa herë rojet e tij personale kohët e fundit, nga frika e ndonjë atentati të mundshëm. Bodigardët personalë të presidentit sirian, i përkasin sektit alevit, por mesa duket presidenti e ka humbur besimin edhe tek bijtë e të njëjtit sekt.

Burimet tregojnë se Esed ka vendosur roje nga garda iraniane, për veten dhe për zyrtarët e tjerë më të lartë, vrasja e të cilëve do të ishte një goditje e rëndë për regjimin.
Për shkak të rritjes së kundërshtarëve edhe nga brenda sektit alevit, Beshar Esed e ka humbur besimin tek bodigardët e tij nga ky sekt, të cilët janë stërvitur në Moskë.
Këtë hap, Esed e ka bërë pas këshillës së përfaqësuesit të gardës republikane iraniane në Damask, Husejn Hemedanij.
Kurse autoritetet saudite, kanë bërë me dije arrestimin e 15 elementëve të gardës revolucionare të Iranit, në tentativë për të kaluar kufirin saudit. Sipas burimeve, ata i përkasin gardës revolucionare dhe kishin në plan të ndërmarrin akte dhune dhe shkatërrimi.
Elementët e arrestuar, janë orvatur të depërtojnë në Arabinë Saudite nga ana e detit, nëpërmjet një motobarke. Atyre iu gjetën pajisje spiunazhi, armë dhe pajisje të ndryshme.
Garda revolucionare e Iranit, është një ushtri e dytë paralele me forcat ushtarake shtetërore dhe urdhrat i merr direkt nga udhëheqësi shpirtëror Kamenei. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit