1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ASADI PO DËRGON ARMË KIMIKE NË KUFI

Më të lexuarat

Qeveria siriane ka transportuar armë kimike në aeroportet afër kufijve, ka theksuar Ushtria Çlirimtare e Sirisë.

Këto armë kanë ardhur vetëm një ditë pasi që regjimi paralajmëroi se mund të përdorë armë kimike në rast të intervenimit ushtarak nga jashtë.

“Ne në komandën e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë shumë mirë i dimë lokacionet dhe pozicionet e këtyre armëve. Ne, gjithashtu, bëjmë të ditur se Asadi ka transportuar një pjesë të atyre armëve dhe pajisjeve për përziejnë e komponentëve kimike në aeroportet në kufij”, ka thënë UÇS-ja.

Konfrontime të ashpra në Alepo dhe Homs

Në qytetet Alepo dhe Homs, ka pasur revolta të shumta nga të burgosurit.  Sipas aktivistëve nëntë të burgosur kanë vdekur gjatë revoltës në burgun e Alepos. Aktivistët po ashtu kanë thënë se forcat e sigurisë po kërcënojnë se do të sulmojnë burgun në Homs. Luftimet janë shtuar pas brengës së madhe ndërkombëtare mbi kërcënimin se Siria do të përdorë armë kimike.

Të hënën Damasku ka thënë se armë të tilla nuk do të vendosën brenda Sirisë, por do të jenë kundër sulmeve nga jashtë. Sipas Observatorit për të drejtat e njeriut thuhet se të martën kanë vdekur të paktën 14 njerëz. Në mesin e tyre ishin katër civilë, një rebel në Alepo, katër civil në Damask dhe një rebel në Deir Ezzor, raporton OraInfo

Katër ushtarë sirian po ashtu janë vrarë në provincën Idlib. Grupi i aktivistëve ka thënë se më shumë se 116 njerëz janë vrarë të hënën, dhe se më shumë se 1,260 civilë, rebelë dhe ushtarë qeveritar kanë vdekur qysh nga fillimi i luftimeve në Damask dhe në qytete të tjera në vend. Observatori për të drejtat e njeriut ka thënë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr gjatë natës në burgun e Alepos si dhe kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj të burgosurve.

Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia e lajmeve ‘AFP’, thuhet se ishte hapur zjarr brenda burgut. Eksplodime dhe zjarre janë raportuar jashtë burgut Homs, ku thuhet se janë lënduar policë të paarmatosur dhe të burgosurit thuhet se kanë protestuar duke mos lëvizur fare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit