1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Asad: Unë po e mbroj shekullarizimin

Më të lexuarat

Gjatë një takimi mes një grupi parlamentarësh turq të partisë popullore dhe presidentit të regjimit sirian Beshar Esed, ky i fundit është shprehur se po mbron shekullarizimin nga rreziku i ngritjes së një shteti islam në Siri.

Beshar Esed u tha deputetëve turq se konflikti sirian përmban në vetvete doza dhe përmasa ideologjike, pasi Erdogani dhe Emiri i Katarit duan që në Siri të instalohet një qeveri islamike. Sakaq, ai vetë dhe regjimi që ai përfaqëson, po bëjnë ç’mos që të ruajnë imazhin shekullarist të Sirisë.
“Unë jam kapiteni i anijes dhe nuk mund ta braktis anijen në mes të stuhisë. Fillimisht do ta nxjerr atë nga rreziku i përmbysjes, ta ankoroj në port dhe pastaj të largohem. Pasi të qetësohet konflikti, nëse populli im do të më kërkojë të largohem, unë do të largohem.” u shpreh Esed, i cili gjer tani ka vrarë mbi 100 mijë persona nga populli i tij. /A.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit