Presidenti sirian Bashar el Asad është plagosur gjatë sulmeve të luftëtarëve kryengritës dhe ka ikur në qytetin bregdetar Latakia, bëri të ditur televizioni CNN Turk, duke iu referuar një postimi në Twiter të komandantit të Armatës çlirimtare siriane, Riad al Asad.
Në publikimin e tij në Twiter, Riad al Asad pohon se informacionin e këtillë e ka marrë nga njerëz nga rrethi i presidentit sirian.
Gazeta “Guardian” publikoi se Bashar al Asad ka qenë i plagosur gjatë sulmit të djeshëm mbi selinë e shërbimit sirian për siguri shtetërore në Damask, me ç’rast humbi jetën ministri i Mbrojtjes, gjenerali Daud Rahixha, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Asef Shaukat.
Sipas gazetës, pas plagosjes, presidenti sirian është transferuar me aeroplan në Latakia, ndërsa bashkëshortja e tij Asma është larguar për në Rusi.
Administrata amerikane nga ana e saj kumtoi se nuk disponon me informacione për atë ku ndodhet Asadi pas sulmit të djeshëm në Damask.kohaislame