Presidenti sirian, Beshar Esad bëri thirrje për një dialog ndërsirian gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në vend, Lakhdar Brahimi, të zhvilluar dje në Damask.
“Problemi real në Siri është se duhet të kombinohet aspekti politik me punën në terren. Puna në aspektin politik po vazhdon, më saktësisht përmes një thirrjeje për një dialog që do të ketë si pikë përqendrimi aspiratat e popullit sirian”, u shpreh Esad./trt/kohaislame