0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Artikujt ushqimorë që pastrojnë yndyrën në gjak – chia dhe kokrrat e tërshërës

Më të lexuarat

Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.

Në ditë mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia, ndërkaq nga ajo lugë të vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi, transmeton Telegrafi.

Më parë duhet t’i zhytni pak në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet pothuajse të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve, pijeve…

Farat e chias janë përplot me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, – përfundimisht ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.

Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur – sheqerit, produkteve të mishit dhe produkteve të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës. Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla.

Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, pothuajse yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.

Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, pos që ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit