8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Arti i vëmendjes dhe vigjilencës

Më të lexuarat

Imazh i përsosmërisë intelektuale është edhe vigjilenca dhe arti i të kujdesurit. Kjo për shkak se “aksidentet” janë të shumta dhe problemet janë të ndryshme. Por, i mençuri kupton se jetë e mendjes së tij d.t.th. fuqia e të kuptuarit, niveli i lartë i kujdesit si dhe vigjilenca në kohën e neglizhencës dhe pakujdesisë.

Ndoshta shembujt në vijim do ta qartësojnë më mirë këtë që po synojmë:

1. Vigjilenca ndaj rreziqeve të gjuhës, e cila na shpie në humnerë nëpërmjet të metës së saj kryesore (përgojimit).

2. Vigjilenca ndaj shikimit dhe ruajtjes së tij, për shkak se pakujdesia në shikim na bën të fundosemi në gropën e dashurisë së palejuar, e pastaj do ta kemi të vështirë të shpëtojmë.

3. Vigjilenca ndaj rrezikut të mëkatimit në raport me prindërit, për shkak se kështu do të na hidhërohej Allahu i Plotfuqishëm.

4. Kujdesi ndaj moralit të ultë që shfaqet atëherë kur besimi i përsosur mungon.

5. Kujdesi ndaj shpenzimit të parasë, që të mos pendohesh më vonë kur të ngelësh pa para.

6. Kujdesi ndaj përmendjes së Allahut të madhëruar, në mënyrë që zemrat të mos bëhet e vrazhdë.

7. Kujdesi ndaj shokut të keq, i cili mund të të lajthisë dhe devijojë nga rruga e drejtë.

8. Kujdesi nga imazheve lakuriqe që shfaqen në internet, në mënyrë që të mos ta vjedhin turpin dhe besimin e pastaj të ngelësh dhe ti lakuriq pa devotshmëri.

9. Kujdesi ndaj përtacisë, që ajo të mos bëhet shkaktare për prapambetjen tënde dhe humbjen e besimit në ty.

10. Kujdesi ndaj ushqimit, që të të mos bëj të vrazhdë dhe të të mos radhit pas pasionantëve të jastëkut.

11. Kujdesi ndaj vullnetit, që të mos bëhesh prej atyre që nuk kanë ambicie të larta apo që vetëm ëndërrojnë dhe nuk realizojnë asgjë.

12. Gjërat, të cilave duhet t’i kushtojmë rëndësi dhe të kujdesimi, janë shumë. Është bekim dhe begati prej Allahut ndjesia e kujdesit dhe vigjilencës, andaj, lidhu me Allahun dhe mbështetu në Të që të të begaton me këtë mirësi: artin e vigjilencës dhe kujdesit.

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit