-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Artan Hoxha zbulon grupin kriminal me peshën më të madhe

Më të lexuarat

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga megaoperacioni që goditi anëtarët e 4 bandave kriminale e çoi në pranga 27 persona.

Sipas Artan Hoxhës, grupi më me peshë është ai i Shijakut dhe drejtuesi i tij është Astrit Balliu me pseudonimin Titi i Shijakut.

“Janë 4 grupe të struktura kriminale. Ka një lidhje mes grupeve të stukturuara, pjesa dërrmuese akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Këto para kanë shpërbyer për të korruptuar, për të krijuar një sistem imunitar nga organet e ligjzbatimit, për të qenë të mbrojtur.

Grupi më i fortë me peshën më të madhe në këtë operacion, në botën e krimit është grupi u Shijakut, janë emra që unë nga përvoja i mbaj mend që në mesin e viteve 90, mbi 20 vite aktivitet, të fuqishëm financiarisht, kanë lidhje të forta dhe mbështetje politike. Në zonën ku operojnë janë shumë të fuqishëm për shkak të parave, ndikimit që kanë në zonë, dhe reputacionit. Kanë një lloj imuniteti edhe ndaj punonjësve të policisë.

Ai që njihet si truri i grupit të shijakut është Astrit Avdiu . Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;. Ky është personi që qendron në krye të kësaj strukture”, tha për Report tv Hoxha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit