2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arsyeja se pse Steve Jobs nuk i linte fëmijët e tij të përdornin IPad

Më të lexuarat

Ndonëse e çoi jetën duke ngritur perandorinë më të madhe të teknologjisë në të gjithë botën, ishte shumë strikt në lidhje me përdorimin e saj nga fëmijët e tij. Në një artikull në New York Times në 2014-n, Nick Bilton kujtoi një bashkëbisedim me shefin e ndjerë të Apple pas hedhjes në treg të iPad.

Kur e pyetën nëse fëmijët e tij e pëlqejnë pajisjen e re ai u përgjigj: Ata nuk e përdorin. Ne ua kufizojmë fëmijëve tanë kohën e përdorimit të pajisjeve teknologjike në shtëpi”.

Sipas Biltonit kjo qasje është shumë e zakonshme tek njerëzit më të fuqishëm në botën teknologjike.

Walter Isaacson, autor i biografisë së Steve Jobs, libër i cili është përshtatur për film dhe ku do të luajë Michael Fassbender thotë: “Çdo darkë, Steve mblidhte familjen në një tavolinë të madhe në kuzhinën e tyre dhe diskutohej për librat, historinë dhe shumë gjëra të tjera. Askush nuk vendoste një Ipad apo kompjuter. Fëmijët nuk dukeshin të varur nga këto pajisje”./Kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit