4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arsyeja përse NUK duhet të postoni kurrë foto të fëmijëve në rrjetet sociale

Më të lexuarat

Të postosh foton e një të porsalinduri në rrjetet sociale nuk është e sigurt e megjithatë prindërit vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë. Ndoshta “pa dëshirën” e fëmijëve , familjarët priren të postojnë çdo gjë në lidhje me fëmijët e vegjël në Facebook, por kjo gjë duhet të ndalojë. Në Francë tashmë kjo gjë do të rregullohet me ligj dhe nëse ky i fundit do të shkelet, personi që ka ngarkuar fotografinë e të miturit në hapësira virtuale do të gjobitet me 35 mijë paud ose 1 vit burgim. Kjo nuk mbaron me kaq pasi fëmijët në një moshë të caktuar munden edhe t’i padisin prindërit e tyre për shkeljen e privatësisë së tyre.

Kjo temë është diskutuar edhe në parlamentin vjetor ne Itali, pasi një gjykatë ka ndaluar publikimin e videove dhe fotove të fëmijëve në rrjetet sociale. Kjo ndodh në rastet kur njëri nga prindërit pranon publikimin e fotove të fëmijëve, ndërsa prindi tjetër është kundër. Jo vetëm që ndalohet publikimi, por do të hiqen edhe fotot e hedhura më herët.

Vetë politika e rrjeteve sociale si ajo e Instagram, fshin automatikisht fotot e fëmijëve që bien ndesh me rregullat e kësaj platforme. Ndonësë njerëz të ndryshëm mund të kenë koncepte të ndryshme për atë që duhet ndarë me të tjerët dhe çfarë jo, çdo foto që mund të keqpërdoret, përbën rrezik, ndaj fotot që cilësohen si nudo apo të papërshtatshme fshihen.

Kjo e gjitha, pasi dekadën e fundit, është shtuar numri i kërkimeve në rrjet që kanë lidhje me pedopornografinë. Ndonëse prindi i shpërndan këto foto pa menduar kurrëfarë rreziku, nuk mund të tregohet i papërgjegjshëm kur bëhet fjalë për sigurinë e një fëmije të mitur. Qofshin prindër apo jo, të gjithë duhet të tregojnë kujdes kur postojnë një foto në hapësirat viturale dhe nuk duhen injoruar rreziqet që kjo gjë mund të sjellë., pasi këto të fundit mund të përdoren lehtë nga keqdashësit.

Kjo bëhet edhe më tepër shqetësuese në momentin që fotot janë të dukshme për të gjithë, pra jo vetëm për miqtë e prindërve që i kanë publikuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit