Studimet thonë se gjumi i drekës i bën mirë organizmit. Sipas ekspertëve, gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensioni të gjakut me 5 mm Hg.
Një studim rreth kësaj çështjeje, mbështet teorinë se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut jetojnë më gjatë. Kjo ndodh jo vetëm prej ushqimit por edhe për shkak të gjumit të drekës.
Dihet botërisht që njerëzit e Mesdheut nuk e imagjinojnë ditën pa një pushim të shkurtër në drekë. Në vijim do të mësoni për përfitimet që merr njeriu kur fle në drekë.
Përqendrimi
Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm që flinin gjithmonë në drekë janë: Margaret Thatcher dhe Winston Churchill. Ata flinin më pak në darkë por siguroheshin të dremisnin për 2 orë të mira në drekë. Ekspertët besojnë se gjumi i drekës përforcon përqendrimin në punë.
Gjumi ofron gjallëri
Kur vjen puna tek gjumi i drekës, njerëzit zakonisht ndahen në dy kategori: të përgjumurit e trullosur dhe të zgjuarit plot gjallëri. Një studim ka treguar se pavarësisht ndjesisë që shkakton, gjumi i drekës i jep shumë energji trurit. Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë arritur në konkluzionin se njerëzit që flenë për 60-90 minuta në drekë janë më të mprehtë në arsyetim.
Më shumë prodhimtari në punë
Lajmi se gjumi i drekës i bën njerëzit më të përqendruar, më krijues dhe më punëtorë nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër, sidomos kur vjen puna tek shefat dhe supervizorët. Këtë e konfirmon një studim i Universitetit College në Londër, sipas të cilit, dremitja prej 30-90 minutash në drekë i bën njerëzit më krijues. Studiuesit këshillojnë që kompani të ndryshme të lejojnë punonjësit të bëjnë gjumë dreke që të punojnë më mirë.
Gjumi i drekës të lumturon
Studimet tregojnë se fëmijët që nuk flenë në drekë rriten duke u bërë njerëz me luhatje humori dhe tekanjozë. Gjumi i drekës i bën fëmijët të lumtur e të qetë. Fundja, çdo i rritur ka një fëmijë brenda vetes që kërkon gjumë në drekë.
Gjumi i drekës kundër stresit
Studiuesit spanjollë thonë se vendosja e një rutine të gjumit të drekës largon stresin, ndihmon zemrën dhe përmirëson kujtesën. Sipas tyre, mungesa e gjumit është njësoj e dëmshme sikur të mos hanit një vakt.