3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arsenali në vendin e tretë

Më të lexuarat

Arsenali ka arritur të dalë në vendin e tretë në Ligën Premier, pas fitores minimale 1-0 ndaj Fulhamit, në Craven Cottage.

Në pjesën e parë Topçinjtë e dominuan lojën në tërësi, sa që pati raste kur posedimi i tyre shkoi deri në 91 për qind. Këtë e ndihmoi edhe përjashtimi i Steve Sidwell me të kuq, pasi ndërhyri ashpër në Artetan.

Rast të mirë për të shënuar pati Dimitar Berbatov, por Szczesny ia mohoi golin. Vlen të përmendet se edhe mysafirët patën disa raste të mira për të shënuar.

Goli i parë dhe i fundit në këtë ndeshje erdhi nga një harkim i Theo Walcottit, topin e të cilit Per Mertesacker e dërgoi në rrjetë (43’).

Në minutën e 76-të, Stanislav Manolev, shënoi nga afërsia por goli i tij u anulua sepse ishte në pozitë jashtë loje.

Olivier Giroud u përjashtua nga ndeshja në minutën e fundit pas një ndërhyrje të ashpër. Fulhami e shtoi presionin para portës së mysafirëve por nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi.

Arsenali më këtë fitore renditet në vendin e tretë në tabelë me 63 pikë, dy më shumë se Chelsea që ka dy ndeshje më pak.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit