1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arritja e pavarësimit të shoqërisë

Më të lexuarat

Në mesin e rregullave themelore në ekonominë islame është të punuarit ashtu që të arrihet një vetëmjaftueshmëri dhe mirëqenie nëshoqëri. Kjo do të thotë se shoqëria duhet të ketë përvojë, njohuri teknike, mjete dhe pajisje për të qenë e aftë për të prodhuar të mira materiale e të arrijë vlerësim të mëvetësishëm të tyre.
Gjithë këto përpjekje që rezultojnë me mëvetësimin e shoqërisë i mbulojnë të dyjat, edhe mjetet humane edhe ato ushtarake me anë të aftësive të arritura të pjesëtarëve të shoqërisë. E kjo përfshinë gjithë diturinë, punën, industrinë dhe aftësitë, të gjitha këto të zbatuara nga pjesëtarët e shoqërisë me anë të fesë dhe mjeshtrisë së tyre (të batuar e të arritur).
Është detyrë e këtyre pjesëtarëve të shoqërisë që të mësojnë dhe t’ua mësojnë, përvetësojnë dhe transmetojnë këto dije e aftësi edhe brezave të ardhshëm, me çka muslimanët nuk do të jenë të varur dhe të udhëhequr nga popujt tjerë.
Pa këtë varësi e vetëmjaftueshmëri, ata nuk do të jenë krenarë, ndaj Allahui Madhërishëm në Librin e Tij thotë:

Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, pa dyshim që të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo!”[369] Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë. (El-Munafikun, 8)

E, pa vetëmjaftueshmëri ata kurrë nuk nuk do të arrijnë pavarësinë vetjake dhe autoritetin e vërtetë – gjë kjo të cilën e potencon Kur’ani fisnik:

Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët. (En-Nisa, 141)*
*”Sipas komentuesve të Kur’anit, vargu i referohet fjalëve të kreut të hipokritëve në Medine, Abdullah ibn Ubeje, ku gjatë një ekspedite të myslimanëve, ai kishte marrë pjesë sa për sy-e-faqe. Ibn Ubeje nuk e kishte kuptuar ende se lidhjet fisnore ishin zëvendësuar nga vëllazëria e re midis besimtarëve dhe se tashmë pushteti i tij ishte venitur, prandaj e mbante veten si “më i fuqishmi” dhe e tallte Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem), duke e konsideruar si “më të dobëtin.” (Prof. Hasan I. Nahi, “Kur’ ani i madhërishëm”, AIITC: Tiranë, 2007: fq. 602)

E ata kurrë nuk kane per të përvetësuar aftësi ose udhërrëfim për popujt tjerë, kjo është theksuar nga Allahu i Madhërishëm:

Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (El-Bekare, 143)

Një shoqëri nuk do të arrijë kurrë krenarinë, nëse armët e saj janë të prodhuara nga një shtet tjetër, i cili do të shesë atë qëdëshiron vetë e jo atë çka në të vërtetë dëshiron vetë shteti blerës, si dhe mund që të refuzojë një shitje të tillë kur të dojë e t’i nevojitet shtetit tjetër. Një shoqëri nuk është e pavarur derisa shfrytëzon eksportet e jashtme për të plotësuar nevojat e veta, ngase tëjashtmit i kontrollojnë këta dhe nevojat e tyre.
Një shtet nuk është i pavarur nëse ai nuk i vetepernmban plantacionet për të plotësuar nevojat pēr ushqim e pije, për barëra të ndryshme për të sëmurët; nuk do të ketë industri të zhvilluar derisa i importon makineritë, mjetet dhe personat e kualifikuar. Një shoqëri e cila nuk e ka shtypin, radiostacionet, televizionet dhe satelitët e veta, nuk meriton respekt – përderisa këto i blen nga të tjeret dhe nuk është në gjendje që vetë t’i prodhojë makinat e shtypit, ato radiostacioneve, televizioneve e satelitëve.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit