0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Arrin në 38 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit ushtarak në Indonezi

Më të lexuarat

Avioni ushtarak transportues i tipit Herkul C-130 është rrëzuar në qendër të qytetit menjëherë pas ngritjes nga baza e forcave ajrore Soewondo në Medan dhe se nga rrënojat janë nxjerrë 38 trupa të pajetë.
 
Si pasojë e rrëzimit të një avioni transportues të Forcave Ajrore të Indonezisë në qendrën e qytetit Medan në rajonin Sumatra e Veriut, numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 38, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Autoritetet në kanalin televiziv TV One të Indonezisë kanë theksuar se avioni ushtarak transportues i tipit Herkul C-130 është rrëzuar në qendër të qytetit menjëherë pas ngritjes nga baza e forcave ajrore Soewondo në Medan dhe se nga rrënojat janë nxjerrë 38 trupa të pajetë.
 
Autoritetet kanë theksuar se avioni ka rënë mbi dy ndërtesa dhe mbi automjete dhe dyshohet se të paktën 60 njerëz janë nën rrënoja,
 
Zëdhënësi i ushtrisë, Fuad Basya në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e rënies së avionit ku ndodheshin 12 pjesëtarë të ekuipazhit dhe se Shefi i Shtabit të Indonezisë Moeldoko ka kërkuar nisjen e hetimeve në lidhje me  aksidentin.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit