Një kartolinë që ishte dërguar nga Chicago në vitin 1958, ka arritur me sukses në Virginia, pas më shumë se një gjysmë shekulli në transit. Shtatëdhjetenjëvjeçari Skot Mekmëri ka njohur menjëherë shkrimin e nënës së tij në kartë.
“Chicago Sun-Times”, siç e transmeton Rel shkrimin, tha se kartolina ishte nisur në Dekatur të Gjeorgjisë, por është shfaqur në mënyrë misterioze në South Dajtona të Floridas, pas një “zhdukjeje” të pashpjegueshme prej më shumë se pesë dekadash.
Gruaja që e ka pranuar atë, Elizabet Fullçer, ka postuar fotografinë e kartolinës në rrjetin social “Facebook” dhe miqtë e saj i kanë ndihmuar të gjejnë Mekmërin.
Kartolina tregon pamje të Akuariumit Shedd të Çikagos./koha/kohaislame