9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arrestohet zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, dyshohet për “marrje të ryshfetit”

Më të lexuarat

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, sëbashku me dy persona tjerë, janë arrestuar nën dyshimet për ryshfet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka thënë se arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme pas një veprimi hetimor.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës se Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, të dyshuarit duke vepruar në bashkëkryerje kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar.

“Të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit