Policia në Gjermani arrestoi pasditen e së hënës aktorin kanadez të filmave pornografikë, të kërkuar për vrasje dhe shperfytyrim kufome dhe kanibalizem.
I vetëquajtur Luka Rocco Mahnotta, 29-vjeçari u identifikua dhe u prangos në një internet kafe, në lagjen e Neukoelln.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përpara një jave për vrasjen e studentit kinez, 33-vjeçari Jun Lin, pjesë të të cilit më pas i preu nga trupi dhe i nisi me postë në destinacione të ndryshme në vend.
Në Kanada ai përballet edhe me akuzën e kërcënimit të disa politikanëve.
Përpara se të arrestohej në Berlin, policia franceze bastisi një hotel, ku ai qëndroi pasi fluturoi nga Montreali në Paris.
I dyshuari ka punuar në të shkuarën si model dhe aktor i filmave pornografik. Policia gjermane ra në gjurmët e tij pasi një udhëtar e pikasi në një autobus, rrugës për në Berlin.
Arrestimi i 29-vjeçarit vjen në një javë krimesh tronditëse, pasi vrasja e tij përkoi me dy raste të tjera kanibalizmi në SHBA./tch/kohaislame