1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arrestohet prifti 77 vjeçar i cili abuzonte seksualisht me fëmijët

Më të lexuarat

Skandalet e priftërinje me abuzimet seksuale skanë të ndalur. Së fundmi një prift katolik 77 vjeçar abuzoi më disa fëmijë në Filipine.

77-vjeçari qëndroi në Filipine për 40 vite ku mori disa fonde për punën misionare nga Kryepeshkopata e Cincinnatit.

Për fat të keq ky nuk është një rast i izoluar në Filipine. Në vitin 2002 u vlerësua se gjatë 20 viteve të fundit rreth 200 prej 7.000 priftërinjve në vend mund të kenë qenë përfshirë në aktivitete të paligjshme seksuale.

“Pretendohet se prifti ka insistuar që djemtë të laheshin së bashku dhe i ngacmonte ata kur ishin vetëm ose bashkë. Prifti mendohet se u ka thënë djemve se të gjithë do shkonin në burg nëse flisnin me ndonjë njeri,”-tha prokuroria.

Prifti fillimisht miqësohej me viktimat e tij dhe gjente justifikime për t’i marrë ata në rezidencën e tij private përpara se të angazhoheshin në kontakt të vazhdueshëm intim, seks oral dhe anal.

Mësohet së fëmijët janë të moshës nga 7 deri në 12 vjeç. Ngjarja ka tronditur opinionin publik atje duke pasur parasysh se sa gjatë qëndroi prifti atje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit