5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Arrestohet njëri prej avokatëve të Navalnyt

Më të lexuarat

Ivan Pavlov duhej të mbronte sot një gazetar në gjyq, i cili po akuzohej për tradhti ndaj Rusisë, kur u arrestua në kryeqytetin rus, Moskë.

Autoritetet po kërkojnë që zyrat rajonale të fushatës së Alexei Navalnyt të deklarohen “ekstremiste” në gjykatë.

Autoritetet ruse kanë arrestuar Ivan Pavlov, një avokat që po mbron Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny në një gjyq ekstremizmi, thanë kolegët e tij të premten, raporton dw.

“Ivan Pavlov është ndaluar, kërkimet janë duke u zhvilluar. FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë) po punon”, tha Evgeny Smirnov, një avokat nga ekipi i Pavlov.

Agjencia e lajmeve TASS tha se Pavlov, i cili është i vendosur në Shën Petersburg, u arrestua në një hotel në Moskë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit