2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arrestohet i shumëkërkuari Bujar Basha

Më të lexuarat

Policia e Kosovës konkretisht njësiti për arrestimin e personave të kërkuar nga Departamenti Kundër Krimit te Organizuar me 08.09.2012, pas hetimeve dhe veprimeve operative të zhvilluara me parë ka realizuar një operacion policore me ç’ rast ka arrestuar personin e kërkuar nga policia Bujar (Rr) Basha i lindur me 1979 m/sh/kosovar.

Ndaj të arrestuarit Shërbimi Korrektues i Burgut të Dubravës kishte lëshuar letër rreshtimi pasi që i njëjti ishte lëshuara për një pushim në shtëpi dhe nuk është kthyer në burg në kohën e caktuar duke qëndruar në arrati.

Operacioni policore për arrestimin e personit të kërkuar është realizuar në rajonin e Pejës në një shtëpi private ku ai banonte, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tre (3) armë zjarri, pistoleta dhe një maskë:

1. Pistoletë TT, me një karikator dhe 9 fishek.
2. Pistoletë Cervena Zastava, një karikator dhe 21 fishek.
3. Pistoletë EP322 një karikator me 13 fishek

Po ashtu janë konfiskuar një maske me ngjyre të zeze, një thike, dy kapela, dy kaçavida një telefon celular.

Personi i arrestuar me autorizim të prokurorit përkatës është shoqëruar në lokalet e ndalimit policore për 48 orë në pritje të procedurave tjerë ligjore.

Po ashtu në vazhdim të hetimeve të këtij rasti janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të dyshuar nga rajoni i Prizrenit me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Arratisje dhe Mundësim i Arratisjes se Personit të Privuar nga Liria”.

Personat e arrestuar janë ;
1 N. T – 1973 m/sh/kosovar
2. K. T. -1985 m/sh/kosovar

Me autorizim të prokurorit përkatës është bastisur shtëpia e personave të dyshuar dhe gjatë bastisjes policia ka konfiskuar në cilësi të provave materiale gjashtë ( 6) fishek të kalibrave te ndryshëm , tre (3) telefona mobile dhe një maskë me ngjyre të zeze.
Te gjitha veprimet policore lidhur me ketë operacion policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policore për 48 orë për veprime të me tejshme hetimore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit