Futbollisti shqiptar, i cili ka luajtur në disa skuadra italiane, Xhulian Rudha, 25 vjeç, u arrestua në Itali pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Sipas Sportit Shqiptar, ngjarja ka ndodhur në Ankona, Itali, ku futbollisti në bashkëpunim me Mimet Zeqirin u kapën me një kilogram e gjysmë kokainë të pastër.
Të dy personat kishin zgjedhur si vend për të fshehur drogën, parkun publik “Posatora”, ku prej andej në mënyrë të vazhdueshme e merrnin në doza të vogla kokaine, për ta shitur më pas atë në sheshin “Ugo Bassi”. Policia italiane bën me dije që dy shqiptarët për të mos rënë në sy, përdornin autobusin për të qarkulluar.
Xhuli është konsideruaruar si njëri prej futbollistëve të së ardhmes, por ka zhgënjyer. Në vitin 2007 e la Anconan për t’iu bashkuar Chievos.
Por, nga ajo kohë ai pati rënie të vazhdueshme. Së pari u huazua në Sansovino, kurse më pas në Scafatese. Në vitin 2008 u rikthye në Shqipëri, së pari me Partizanin e më pas edhe me Tiranën. Por, 25-vjeçari nuk e ktheu më kurrë formën e dikurshme./Ind/kohaislame