Policia tha se një amerikan që dyshohet se ka vrarë një familje katëranëtarëshe në Republikën Çeke është arrestuar në Shtetet e Bashkuara.
Shefi i policisë rajonale të Bërnos, Leos Trzil tha të premten se Kevin Dahlgren është arrestuar në aeroport në Uashington.
I dyshuari ka fluturuar në SHBA, pasi që viktimat – të identifikuara nga fqinjët, si çift i martuar dhe dy djemtë e tyre- u gjetën nga zjarrfikësit që erdhën për të shuar një zjarr në një shtëpi në Bërno, qyteti i dytë më i madh në Çeki.
Policia tha se autoritetet çeke do të kërkojnë ekstradimin e Dahlgrenit në Çeki.