Aktori i njohur Joaquin Phoenix, fituesi i çmimit ‘Gloden Globe’ për rolin e Artur Flek në filmin ‘Joker’, është arrestuar ditën e djeshme.
Sipas CNN, Phoenix është vendosur në pranga si pjesë e protestave të përjavshme në Washington DC kundër ndryshimeve klimaterike, nën akuzën për tubim dhe pengim të jashtëligjshëm. Së bashkë me të raportohet se janë arrestuar edhe 146 persona të tjerë.
Kjo është java e 14-të e protestave ndaj ndryshimeve të klimës në Washington. Risjellim në vëmendje se aktorja Jane Fonda është arrestuar dy herë brenda muajit tetor, nën të njëjtat akuza.