Policia e Librazhdit ka vënë në pranga 28 vjeçarin Astrit Miska, i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve me dhunë me nënë e tij.
Arrestimi i tij është realizuar pas denoncimit në polici nga e ëma. Sipas burimeve policore, 28 vjeçari Miska është me origjinë nga fshati Dardhë. Ngjarja është përsëritur disa herë, deri sa nëna e tij 54 vjeçarja me inicialet S.L., ka marrë guximin për ta denoncuar në polici./botasot