Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të sotëm ka nisur një aksion i cili është në zhvillim e sipër.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Mund të ju konfirmojë se policia është duke zhvilluar një aksion policor i cili nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe sot në mëngjes janë arrestuar zyrtarët e kolegjit “Mehmet Akif”, ka njoftuar ky institucion përmes një njoftimi dërguar mediave.
“Sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve ‘Gulistan’ Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan. Ende nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në njoftimin e kolegjit “Mehmet Akif”.