4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrestohen tre të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më të lexuarat

Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK) në Pejë ka arrestuar tre të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.

Dy nga të arrestuarit janë zyrtarë të Kuvendit komunal të Pejës. Ata janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.

Bazuar në hetimet preliminare hetuesit kanë grumbulluar informacione se në vitin 2006 dy nga të arrestuarit duke e keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara me të dhëna të pavërteta kanë shpronësuar pronë nga trashëgimia e një ankuesi duke e bartur atë në emër të një personi tjetër tashmë të arrestuar nga policia.

Që të tre personave të arrestuar, emrat e të cilëve policia nuk i ka bërë publik, me vendim të prokurorit kompetent u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit