Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, tre persona, shtetas të Shqipërisë, të cilët janë takuar duke kërkuar lëmoshë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit janë takuar duke kërkuar lëmoshë.
Me vendim të gjykatës të njëjtit janë dëbuar nga territori i Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.