0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Arrestohen rumunët, vidhnin me karta false bankomatët në Shqipëri

Më të lexuarat

Policia e Shtetit finalizoi me sukses një operacion në fushën e krimit kibernetik të koduar “Credit Card Fraud”. Në fund të këtij operacioni u vunë në pranga 2 shtetas rumunë dhe u procedua penalisht një tjetër për vjedhje të parave nga bankomatet me anë të kartave të kreditit të klonuara.

Nisja e hetimeve u bë pas një denoncimi të bërë nga një bankë e nivelit të dytë se persona të paidentifikuar kishin përdorur karta të klonuara britanike dhe kanadeze për të tërhequr para nga ATM-të.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve u bë i mundur identifikime dhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët janë A.B. 37 vjeç dhe C.M. 41 vjeç të dy banues në Rumani, ndërsa shtetasi L.C. u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve u sekuestruan si prova materiale 3 telefona, 8 karta të ndryshme bankare, një sasi parash, pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ““Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit