4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrestohen pronarët e ‘Vila Palma’ në Durrës

Më të lexuarat

Dëshira Qato dhe Arben Qato pronarët e Hotel ‘Vila Palmës’, janë arrestuar në Durrës. Ata akuzohen për ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre. Nga shembja e “Vila Palmës” humbi jetën babai i saj Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali, Klajdi Qato. Dy ditë para tërmetit, kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, ç’ka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Gjithashtu është arrestuar Artur Terziu, pronari i Hotel “Barons”, që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit (6-katëshi), që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit