2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Arrestohen mbi njëmijë kosovarë në Hungari

Më të lexuarat

Të premten në zonën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, brenda territorit hungarez oplicia e këtij shteti ka arrestuar 1,233 shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë kaluar kufirin serbo-hungarez në mënyrë ilegale.

Numri më i madh i emigrantëve ilegalë  është zënë në korridorin eqytetit Asotthaloma, i cili është në kufi me Serbinë.

Mediat hungareze bëjnë të ditur se bashkë me shqiptarët e Kosovës janë arrestuar edhe 16 afganë, 14 pakistanezë dhe 6 sirianë.

Grupi më i madh prej 153 shqiptarësh të Kosovës është arrestuar rreth orës 17:30 në territorin e fshatit kufitar Asotthaloma, ku e kishin kaluar ilegalisht të ashtuquajturin “kufiri i gjelbër”.

Të gjithë të arrestuarit i janë dorëzuar Zyrtarëve të Imigracionit në Hungari./GF

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit