1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Arrestohen gjashtë gjeneralë të pensionuar në Turqi

Më të lexuarat

Policia turke ka arrestuar gjashtë gjeneralë të pensionuar me dyshimin për pjesëmarrje në dëbimin nga pushteti të një ministri pro-islam gjatë viteve të 90ta.

Arrestimet e së martës ndërlidhen me dorëheqjen e vitit 1997 të kryeministrit, Nexhmedin Erbakan.
Gjashtë të arrestuarit dyshohet t’i kenë bërë presion Erbakanit për të dhënë dorëheqje për shkak të synimeve të tij që të rris rolin e fesë islame.
Në mesin e të arrestuarve është dhe Ilhan Kiliq, ish-sekretar gjeneral i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Turqi.
Dhjetëra oficerë aktual dhe të pensionuar, përfshirë disa gjeneralë, janë arrestuar tashmë në kuadër të hetimeve që janë bërë për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet ushtrisë së fuqishme dhe qeverisë aktuale në Turqi.
Kryeministri i tashëm, Rexhep Taip Erdogan, i cili ishte pjesë e partisë së Erbakanit, ka lansuar reformat për të zvogëluar fuqinë e ushtrisë. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit