Mbi një tonelatë marijuanë e sekuestruar dhe katër shqiptarë të arrestuar dhe ta paktën dy në kërkim pas një ndjekjeje në det mbrëmë natën në ujërat e Otrantos.
Pak pas mesnatës u pikas një motoskaf i dyshimtë duke u afruar. Po drejtohej drejt bregut me shpejtësi të madhe. Motoskafi është pikasur nganjë avion islandez gjatë operacionit ndërkombëtar “Aeneas 2013”, promovuar nga agjencia europiane, Frontex, rreth orës 23 të natës, i cili e ka zbulkuar në lokalitetin e Frassanito, në veri të Otrantos.
I vërejtur nga lart megjithë errësirën u mendua se ishte ngarkesë e dyshimtë. U mbajt nën kontroll deri në breg, ku gjithçka u bë më e qartë, kur skafistët afër Conca Specchiulla, nisën të shkaronin sasi të ndryshme në çanta, njëra pas tjetrës, ndërsa policia ishte fshehur në shkurre, shkruan Shqiptarja.
Pasi menduan se mbaroi puna, skafistët rimorën gjirin. Ndërkohë, megjithatë, aeroplani dhe një roje bregdetare kishin dërguar në zonë një anije shumë të shpejtë të seksionit operativ detar të Otrantos. Ushtarakët kanë dalluar motoskafin, kur ai po i largohej policisë financiare.
Të kapur në befasi skafistët kanë ndryshuar shpejt drejtim, duke u kthyer tek shpejtësia e amdhe drejt bregut salentin për ta braktisur më pas motoskafin dhe për të ikur në këmbë.
Ndërkohë, në tokë patrullat e seksionit detar bashkë me ushtarakë të tjerë të Otrantos së financës gjetën drogën e fshehur në 37 çanta. Dhe brenda 1104 kg marijuanë me vlerë 8 milionë euro. Një nga shqiptarët ishte lënë të ruante çantat, por ra në pranga i pari.kohaislame