3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arrestohen 32 persona për 24 orë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 32 personave brenda 24 orëve, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, dy persona janë arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve.

Dy të tjerë nga Kllokoti janë arrestuar për shitje të paautorizuar të armëve, ndërsa raportohet se një tjetër gjendet në arrati.

Në Komunën e Gjilanit është raportuar për arrestimin e personit të kërkuar, të cilit i është shqiptuar dënimi me burgim prej 30 ditësh.

Në Ferizaj, në polici është raportuar për dhunë familjare. Bëhet e ditur se dy persona janë rrahur me njëri-tjetrin, ku edhe kanë përdorur mjete të forta. Njëri nga ta është dërguar në spital për tretman mjekësor, kurse tjetri me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, një person është arrestuar me dyshimin se iu ka kërkuar para dy personave, të cilët i ka kërcënuar se nëse nuk i japin paratë, do t`i lëndojë me thikë. Personi në fjalë është arrestuar.
Disa arrestime tjera raportohet të kenë ardhur si shkak i kryerjes së veprave penale si: armëmbajtje pa leje, keqpërdorim seksual i moshës nën 16 vjeç, aksident trafiku me lëndime, kalim ilegal i kufirit, etj. 24 orë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit