1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrestohen 20 të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Maqedoni (VIDEO)

Më të lexuarat

Shkup, Njësitë speciale të Policisë së Maqedonisë kanë arrestuar më shumë se 20 të dyshuar lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë, në afërsi të Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, sipas të cilës të arrestuarit janë “pjesëtarë të islamit radikal”. Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se të arrestuar janë dhjetëra shqiptarë nga lagjja “Gazi Babë” e Shkupit dhe nga fshatrat Hasanbeg dhe Haraçinë.
Rreth 800 pjesëtarë të policisë maqedonase kanë zhvilluar herët në mëngjes aksionin e quajtur ‘Monstrum’ në Shkup dhe rrethinë. Cak i këtij aksioni ka qenë arrestimi i të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në Smillkovcë.   

Më se 23 bastisje janë kryer në fshatrat shqiptare Hasanbeg, Haraqinë dhe në lagjen “Gazi Babë” të Shkupit, ku u arrestuan 20 persona. 
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se në mesin e të arrestuarve janë edhe të dyshuarit për vrasjen e Smillkovcës. 
Te të arrestuarit janë gjetur një sasi e konsiderueshme armësh dhe literaturë që lidhet me orientimin e tyre fetar. 
Ministrja Jankullovska tha se motiv për vrasjet në Smillkovicë nuk ka pasur, përveç përhapjes së frikës në shtetin e Maqedonisë. 
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, 12 nga të arrestuarit janë shqiptarë, e në mesin e tyre ka edhe të moshuar mbi moshën 60- vjeçare. 
Gazeta e përditshme Koha nga Maqedonia ka bërë të ditur se Feride Bilalli, 60, nga fshati Hotël i Likovës dhe Qani Haziri, 64-vjeçar, janë arrestuar nga njësitet speciale të policisë. 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/Wg-B4dy0Q3g” frameborder=”0″ allowfullscreen] [iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/gerfaYmrdbY” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit