-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arrestimet në Egjipt s’kanë të ndalur

Më të lexuarat

Vala e arrestimeve në radhët e Vëllazërise Myslimane në Egjipt vazhdon. Në pranga ka përfunduar së fundi një anëtar të lartë të lëvizjes, Essam al-Erian, nënkryetar i krahut politik të saj.

Autoritetet vendase i kane dhene keshtu goditjen e radhes grupit te persekutuar qe prej përmbysjes së presidentit Mohamed Mursi nga ushtria.

Urdhrin per ndalimin e Erianin, prokuroria e kishte dhene qe ne muajin korrik, por udheheqesi islamik kishte qendruar i fshehur. Arrestimi i tij u krye mengjesin e sotem, ne nje apartament ne kajro. “Fatit tend nuk i shpeton dot, – citohet te kete thene ai, – por jam i bindur se do te dal nga burgu pasi t’i kemi dhene fund ketij grushti shteti”.

Perpara arratise, Erian kishte qene fytyre shume e njohur publike e Vellazerise Myslimane. Vete presidenti i permbysur, Mursi duhet te dale perpara gjykates ne 4 nentor, i akuzuar per nxitje te dhunes dhe vrasjeve qe lidhen me perleshjet e dhjetorit 2012 perpara pallatit presidencial. Mbështetësit e tij thone se ish-kreu i shtetit nuk pranon ta njohe autoritetin e gjykates.

Nga ana tjeter, tre gjyqtare me emer ne procesin kunder Mohamed Badie-se, drejtuesi kryesor i Vellazerise Myslimane, dhane doreheqjen nga ceshtja te marten duke cuar ne bllokimin e procedurave. Njeri prej tyre, Fahmy al-Qarmuty sqaroi se bashke me dy koleget e tij kishin vendosur te terhiqeshin per ato qe i quajti “arsye ndergjegjeje”. /tch/kohaislame
/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit