1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arra dhe gështenja, burim i pazëvendësushëm mikroelementesh

Më të lexuarat

Arra dhe geshtenja jane produkte ushqyese, burim mikroelementesh, qe jane te dobishme per shendetin, pasi mund te parandalojne shume semundje…

Kerkimet kane vertetuar se arra zvogelon kolesterinen e pergjithshme dhe te ‘keqe’, duke mbrojtur organizmin nga semundjet kardiake dhe nga infarkti.
Ajo eshte nje burim i shkelqyer yndyre dhe i vetmi fryt i thate qe permban perqindje te madhe te acideve yndyrore omega-3 (40 g jane te mjaftueshme qe te mbulojne nevojat e perditshme).
Por, perveçse eshte burim yndyrash te dobishme, ajo eshte edhe burim proteinash dhe indesh bimore. Ne fund, arra eshte e pasur me lende antioksiduese qe te mbrojne nga kanceri dhe semundjet kronike.

Vlerat ushqyese ne 40 grame:
Kalori: 278,
Sheqerna: 5,8 g,
Proteina: 6 g,
Yndyra: 27 g (87% e kalorive te pergjithshme)

Geshtenja ka pak kalori dhe nuk permban kolesterine. Edhe pse eshte nje fryt i thate, ajo ka shume pak yndyre dhe pjesa e brendshme e saj eshte e bute dhe niseshtore, me perqindjen me te larte te kalorive qe vijne nga sheqernat.
Ashtu si edhe frutat e tjera, eshte burim mikroelementesh, qe jane te dobishme per shendetin, pasi mund te parandalojne shume semundje. Gjithashtu, eshte e pasur me vitamine E, vitamine B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadale duke i dhene keshtu energji organizmit.
Geshtenjat konsumohen kryesisht te pjekura dhe kane nje shije te lehte te embel.

Vlerat ushqyese ne 40 grame:
Kalori: 104,
Sheqerna: 22g,
Proteina: 1,35 g,
Yndyra: 0,9 g, (7% e kalorive te pergjithshme)./IKB/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit