4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Armët kimike në Siri – Analizat mund të zgjasin deri në tri javë

Më të lexuarat

Analizat e mostrave të marra në Siri nga hetuesit e OKB-së për armët kimike mund të zgjasin “deri në tri javë”, bëri të ditur dje Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë, ku mbërritën pasditen e djeshme inspektorët.

Inspektorët u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës, Ahmet Yzymxhy (Ahmet Üzümcü).

Në këtë takim pritet që ekipi të ndajë me organizatën informacionet që ka mbledhur në terren.

Ekipi i OKB-së që merret me hetimin e akuzave lidhur me përdorimin e armëve kimike në Siri sot do ti japë një brifing Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-mun lidhur me provat që disponon.

Zëdhënësi i OKB-së kishte deklaruar se inspektorët kishin gjetur në materiale të mjaftueshme lidhur me pretendimet mbi përdorimin e armëve kimike në Siri.

“Provat e mbledhura nga ekipi tani do të analizohen në laborator”, theksoi organizata në një komunikatë duke shtuar se “këto procedura mund të zgjasin deri në tri javë”.

Hetuesit e OKB-së për armët kimike mbërritën pasditen e djeshme, në Holandë në një avion nga Libani.

“Avioni u ul në aeroportin e Roterdamit”, theksuan burimet zyrtare vendase.

Ekipi i ekspertëve, i kryesuar nga Aake Sellstrom mbërriti në Siri për të zhvilluar hetime mbi armët kimike./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit