8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

ARKEP: IPKO s’ka as 3G e as 4G

Më të lexuarat

Reklamat e operatorit IPKO, për ofrimin e shërbimeve të internetit 3G dhe 4G, nuk po del se janë shumë të sakta.

Përgjigjja zyrtare e Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është se asnjë operator në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe IPKO-në nuk mund ta ofrojë këtë shërbim për shkak të mungesës së brezit frekuencor, e që ende nuk e kanë ofruesit e shërbimeve të telefonisë.

Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Ekrem Hoxha ka thënë për Indeksonline se operatorët nuk kanë mundësi ta ofrojnë shërbime 3G dhe 4G, për shkak se brezi frekuencor nuk ua mundëson.

“Pra, për të qartësuar Autoriteti, nuk ka ndarë resurse shtesë frekuencore por i ka lejuar operatorët që në/brenda brezit frekuencor në dispozicion të mundësohet ofrimi i shërbimeve të gjeneratave të reja, të njohura si teknologji (shërbime) 3G ose 4G(LTE), për informim e juaj ju njoftojmë se teknologjia 4G (LTE) shfrytëzon kanale frekeuncore me gjerësie prej 1.4 MHz, 3MHz, 5MHz, 15 MHz dhe 20 MHz, ndërsa operatorit të cilit ju i referoni tani me ka filluar me implementimin e teknologjisë LTE me përdorimin e kanalit frekeuncor me gjerësi prej 5 MHz nga 10 MHz sa ka aktualisht ka në dispozicion në vetëm njërin prej blloqeve frekeuncore”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Hoxha ka thënë se AKREP-i asnjë operatori nuk i ka dhënë resurse frekuencore për t’i ofruar shërbimet e internetit 3G dhe 4G.
“Se a kanë licencë për shërbime 3G dhe 4G, me resurse shtesë frekuencore, pra autorizim për përdorim të resurseve shtesë, ju them se Autoriteti ende zyrtarisht nuk i ka dhënë në shfrytëzim”, ka thënë ai.
Mirëpo Hoxha ka thënë se operatorët nuk kanë as kushte për ta ofruar këtë shërbim. 

“Por operatorët me kushtet aktuale të licencave nuk kanë kushte të vendosura dhe kritere për shpejtësinë minimale të internetit që duhet ta ofrojnë aktualisht. Mbulueshmërinë në nivel vendi të dy operatorët e kanë arritur me pajisje shpejtësie të internetit, por kjo nuk është ajo që e pret konsumatori, megjithatë edhe kjo shumë shpejtë do të realizohet”, ka thënë Hoxha.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit