5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Arizona kundër abortit, ligji i ri dënon me burg gratë dhe mjekët që kryejnë një akt të tillë

Më të lexuarat

Arizona ka ashpërsuar ligjin për abortin. Guvernatori Doug Ducey firmosi ligjin i cili ndalon ndërprerjen e shtatzënisë në rast anomalish gjenetike, si për shembull sindroma Down ose fibroza cistike.

Ai deklaroi se çdo jetë ka vlerë dhe do u jepet prioritet atyre që nuk kanë lindur ende. Ligji parashikon dënim me burg për gratë dhe mjekët që kryejnë abortin. Ndërkohë një grua në dhjetë në të gjithë botën ka pësuar një abort spontan dhe ky fenomen i minimizuar për shumë kohë, tashmë duhet menaxhuar më mirë, sidomos nga këndvështrimi psikologjik.

Sipas një raporti nga Lancet, 23 milion aborte verifikohen çdo vit në të gjithë botën: që do të thotë 44 shtatzëni të ndërprera në minutë.

Gratë me ngjyrë, gratë të cilat punojnë shumë orë, ose turni i natës janë më të rrezikuara. Por shumë vende europiane nuk i regjistrojnë shifrat e aborteve spontane që mund të ndikohen dhe nga ndotja e ajrit. /abcnews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit