Një turist e ka ngacmuar një ari duke e varur ushqimin në litar, raporton LL
Me këtë gjest Ariu e ka kapur njeriun dhe e ka tërhequr zvarrë deri në kafazin e tij, por për mrekulli ka shpëtuar edhe pse me plagë të rënda.
Turisti e ka ngacmuar ariun i cili gjendej në një tempull në provincën Phetchabun, në Tajlandë, transmeton Gazeta Blic.
Naiphum Promratee, 36 vjeç, e tërboi kafshën duke ia afruar atij tasin me oriz në litar.
Me këtë gjest ai e detyroi ariun të ngitet në këmbë dhe ta kap atë, për ta tërhequr më pas zvarrë deri në kafazin e tij. Ai i ka mbijetuar sulmit dhe tani po shërohet në një spital në Tajlandë.
Pamjet në vijim janë pamje të rënda dhe nuk preferohet të shikohet nga personat e ndjeshëm, luteni ta merrni parasysh vërejtjen tonë!